Ekip
21 Qershor 2022•Përditësim: 21 Qershor 2022
Izraeli ka konfirmuar sot se një vizitë e planifikuar nga ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid në Türkiye do të zhvillohet këtë javë siç ishte planifikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lior Khayyat tha se vizita do të bëhet këtë të enjte.
Sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”, Lapid gjatë vizitës do të shoqërohet nga drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Alon Ushpiz.
Vizita e Lapid-it vjen në mes të një krize të thellë politike në Izrael pasi Knesset-i (Parlamenti i Izraelit) pritet të shpërndahet javën e ardhshme.
Të hënën, kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe Lapid ranë dakord për të paraqitur një projektligj javën e ardhshme për shpërbërjen e Knesset-it, një veprim që do ta sjellë Lapid-in si kryeministër nën një marrëveshje koalicioni mes tyre vitin e kaluar.