Gamze Türkoğlu Oğuz
16 Janar 2018•Përditësim: 16 Janar 2018
ANKARA (AA) – Në qytetin Gamagori të Japonisë qytetarët paralajmërohen që mos të konsumojnë peshq balonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, në një treg të këtij qyteti janë shitur 5 pako me peshq balonë, pa iu pastruar mëlçia e cila është helmuese.
Pas identifikimit të rastit, janë gjetur vetëm 3 prej këtyre pakove. Ndërkaq zyrtarët nëpërmjet sistemit të njoftimit emergjent paralajmëruan që të mos konsumohet ky lloj peshku.
Mëlçitë, vezoret dhe lëkura e këtyre peshqve përmbajnë një helm të quajtur tetrodotoksin.
Për përgatitjen e këtij lloji të peshku si ushqim, personi duhet që të ketë licencë dhe trajnim të posaçëm.
Tetrodotoksini, i cili është vdekjeprurës dhe ndikon në sistemin nervor, nuk ka kundërhelm.