Emel Öz Gözellik
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
ANKARA (AA) - Nga qendra e spektaklit "DolphinBase" kanë ikur katër delfinë të cilët shërbenin për argëtimin e turistëve në qytetin japonez Taiji, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Taiji është i njohur si një vend ku vriten delfinët, por pasi ikjes së katër delfinëve tre janë kthyer. Punonjësit e qendrës kanë konfirmuar se delfinët kishin shqyer rrjetin e pishinës në të cilën ndodheshin.
Sipas tyre, menjëherë pas ikjes tre prej tyre u kthyen. Në vitin 2010, nga një qendër për spektakël në rajonin e njëjtën kishin ikur një numër i madh i delfinëve. Më vonë u konstatua se pas kësaj qëndron organizata holandeze për mbrojtjen e mjedisit.
Dokumentari i shpërblyer me Oscar "The Cove" në vitin 2009 tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror, ku në gjirin japonez Taiji me mbështetjen e autoriteteve ishte lejuar gjahu dhe vrasja e delfinëve dhe balenave
Fjala është për dokumentarin rrëqethës për masakrën ndaj delfinëve në atë zonë.