Ahmet Furkan Mercan
22 Shkurt 2022•Përditësim: 22 Shkurt 2022
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, deklaroi se dënojnë ashpër vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur zyrtarisht qeveritë separatiste në Ukrainën lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për shtyp, kryeministri Kishida theksoi se vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat republika Donetsk dhe Luhansk shkel Marrëveshjen e Paqes së Minskut dhe ligjin ndërkombëtar.
Duke thënë se "lëvizjet e Rusisë cenojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës", kryeministri japonez tha: "Kjo është një lëvizje që ne nuk mund ta pranojmë dhe ne e dënojmë me forcë".
"Nëse ndodh një pushtim, Japonia do të monitorojë vazhdimisht situatën dhe do të punojë ngushtë me vendet e G7 dhe komunitetin ndërkombëtar për të dhënë një përgjigje të ashpër, duke përfshirë sanksionet," tha Kishida.
Kryesekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno, deklaroi se ata nuk morën informacione se qytetarët japonezë janë dëmtuar në rajon."Ne po planifikojmë përgatitjet tona, duke përfshirë fluturimin charter dhe përsërisim thirrjet tona për evakuimin e japonezëve nga rajoni", tha Matsuno.