Sibel Uğurlu
16 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
SANA (AA) – Së paku 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të hënën mbrëma në spitalin e Mjekëve pa Kufij (MSF) në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi bamirës mjekësor në profilin e tyre në Twitter bëri të ditur se avionët luftarakë kanë bombarduar spitalin në rajonin Abas në krahinën veriore Hajjeh. Koordinatat dhe harta me lokacionin e saktë të objektit u janë dërguar koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite dhe palëve të tjera ajrore në Jemen, në mënyrë që të parandalojnë sulmet e mundshme në të ardhmen. Kanali televiziv pro-Husi Al-Massira raportoi se sulmin në spital e ka kryer koalicioni saudit.
Sulmi ajror të hënën erdhi vetëm dy ditë pasi dhjetëra fëmijë u vranë gjatë sulmit në një shkollë në Jemen, ku gjendet bastioni i grupit Husi. Sipas informacioneve të MSF-së gjatë këtij sulmi në krahinën Haydan of Saada janë lënduar 28 fëmijë.