Hacer Başer,Fuad Mesad
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
ADEN (AA) - Njoftohet se në një sulm të armatosur të ndërmarrë kundrejt një azil për të moshuarit në Aden të Jemenit, kanë humbur jetën 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet shëndetësore dhe dëshmitarët okularë, është ndërmarrë një sulm i armatosur nga personat të pa identifikuar në veri të qytetit në lagjen Shehid Abdulkavi. Në sulm kanë humbur jetën 16 persona ndër të cilët 11 janë të moshuar, 4 infermiere nga India dhe një punonjës në azil.
Theksohet se të plagosurit janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor.