Alaa Mohamed Aboueleının Aly,Zeynep Tüfekçi
30 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
SHABWAH (AA) – Në luftimet që ndodhën në prefekturën Shabwah të Jemenit mes forcave të qeverisë kundër Lëvizjes shiite Husi dhe përkrahësve të kryetarit të përmbysur Ali Abdullah Salih, jetën humbën 20 ushtarë dhe dhjetëra militantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi për media dhe vrojtim pranë Forcave të Rezistencës Popullore, Maxhid bin Amir el-Harisi, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se janë marrë nën kontroll disa zona të Shabwah që kontrolloheshin nga Husi.
Ai tha se pas luftimeve, krahas zonës historike Haxher Kehlan, nën kontroll janë marrë edhe malet Lehajdar dhe Belbum, si dhe zonat Al Mansur dhe Es-Suvejda.
Harisi theksoi se kanë rrethuar Malin Bin Akil, që njëkohësisht ishte kështjellë për Lëvizjen Husi, dhe se pas sulmeve intensive shumë snajperistë janë dorëzuar.