Nezir Aliyev
14 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
BISHKEK (AA) – Presidenti Kirgistanit Almazbek Atambayev ka pritur në një takim zyrtar kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit i cili zgjati një orë në rezidencën presidenciale Ala Arça, Merkel dhe Atambayev mbajtën konferencë të përbashkët për media.
Kancelarja gjermane Merkel tha se qëllimi i vizitës së saj në Kirgistan është diskutimi i mundësive për bashkëpunim mes dy vendeve dhe për të mësuar se si mund të ndihmohet Kirgistani.
“E keni zgjedhur rrugën demokratike. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për rajonin. Vendi juaj është i vogël, por i mirë. Jemi gjithnjë të gatshëm për bashkëpunim", deklaroi Merkel.
Kancelarja gjermane e falënderoi Atambayevin për pritjen e ngrohtë dhe shtoi se krahas marrëdhënieve dypalëshe në takim janë diskutuar çështje si luftimet në lindje të Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë.