Fuat Kabakçı
25 Nëntor 2016•Përditësim: 25 Nëntor 2016
PEKIN (AA) - Sipas informacioneve të fundit, të paktën 74 persona e kanë humbur jetën pas shembjes së platformës në një kantier ndërtimi të centralit elektrik në krahinën jugore të Kinës, Jiangxi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi se numri i të vdekurve në kantierin e ndërtimit të centralit elektrik, ku dje erdhi deri te shembja e kullës së ftohjes, arriti në 74.