Emre Aytekin
13 Janar 2023•Përditësim: 13 Janar 2023
Kina ka lëshuar në hapësirë satelitin e komunikimit "APSTAR-6E", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë kineze të lajmeve "Xinhua", sateliti është lëshuar nga qendra satelitore Xichang në provincën Sichuan me një raketë Long March 2C.
Sateliti do të ofrojë shërbime komunikimi me shpejtësi të lartë në rajonin e Azisë Juglindore.
Lëshimi në hapësirë ishte misioni i 460-të i transportit i kryer me raketa Long March.