Ekip
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
PEKIN (AA) - Avioni i forcave të armatosura kineze u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës në një fabrikë në provincën Zhejiang në lindje të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë kineze, Liang Yang në deklaratën e transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, theksoi se nuk kishte viktima nga aksidenti. Sipas tij, ekuipazhi me sukses katapultoi nga avioni para rrëzimit.
Fabrika mbi të cilën u rrëzua avioni ushtarak është dëmtuar pjesërisht. Avioni u rrëzua gjatë një stërvitjeje, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies.