Ekip
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
MELBURN (AA) - Papua Guinea e Re (PNG) ka lejuar azilantët dhe refugjatët të mund të braktisin gjatë ditës Qendrën e pranimit për Australinë në tokën e saj, pasi Gjykata Supreme e ishullit në Paqësor e shpalli mbajtjen e tyre si antikushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Transmetuesi Publik i Australisë, ABC, raportoi të enjten se Shërbimi Këshilldhënës për Emigracion dhe Shtetësi i PNG-së tha se 898 burrat në qendrën në ishullin Manus llogariten të lirë.
"Asnjë azilant ose refugjat nuk mbahet në paraburgim", citohet të ketë thënë zv/shefi i Zyrës për emigracion Esther Gaegaming.
"Punojmë në drejtim të zbatimit të plotë të rekomandimeve të gjykatës Supreme”, tha më tej ai.