Ekip
11 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
PEKIN (AA) – Numri i të vdekurve nga shembja e katër ndërtesave të banimit në zonën industriale të provincës lindore kineze Zhejiang është rritur në 22, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua ka raportuar se ekipet e shpëtimit nxorrën gjashtë të mbijetuar nga rrënojat në qytetin Wenzhou.
Ata janë transportuar në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.