Fuat Kabakçı
25 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) - Mësohet se si pasojë e një shpërthimi në një depo me fishekzjarrë në provincën Hibey në veri të Kinës, kanë humbur jetën të paktën 2 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, mësohet se në qytetin Tangshan të Hibey ka ndodhur një shpërthim në një depo me fishekzjarrë.
Nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktën 2 persona, ndërsa janë plagosur 16 të tjerë dhe janë dëmtuar dhjetëra shtëpi.
Zyrtarët theksojnë se nuk kanë informacione në lidhje me 6 persona. Pretendohet se objekti është ilegal.