Fuat Kabakcı
12 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
PEKIN (AA) - Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në Kinë, si pasojë e një shpërthimi në depon e fabrikës për prodhimin e produkteve të karbonit në lindje të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), ka ndodhur një shpërthim në një depo të fabrikës në qytetin Jinan të provincës lindore Shandong.
Në incident kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa janë plagosur pesë të tjerë.
Ka filluar hetim në lidhje me shpërthimin shkaku i të cilit ende nuk dihet.