Mahmut Atanur
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
PEKIN (AA) – Të paktën 33 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në minierën Jinshangou në qytetin Chongqing në veriperëndim të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia e lajmeve Xinhua, pas shpërthimit pasoi aksioni i kërkimit dhe shpëtimit gjatë të cilit ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë kufomat e 15 minatorëve.
Aksidenti ndodhi të hënën ndërsa deri ditën e djeshme ka zgjatur aksioni i kërkimit dhe shpëtimit.