Nezir Aliyev
15 Tetor 2017•Përditësim: 15 Tetor 2017
BISHKEK (AA) - Në Kirgistan, mbahen sot zgjedhjet e 5-ta presidenciale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë në 2.357 kutitë e vendosura në vend dhe 37 jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Procesi i votimit i cili ka nisur në orën 08.00 me orën lokale në të gjithë vendin do të përfundojë në orën 20.00.
Në vend ku mosha për të votuar fillon me 18 vjeç ndodhen rreth 3 milionë votues të regjistruar. Pritet që rezultatet e para të votimit të shpallen dy orë pas mbylljes së kutive të votimit.
Ndërsa theksohet se zgjedhjet në vend ndiqen nga 773 vëzhgues nga 59 vende gjithsej.
Në zgjedhjet presidenciale në Kirgistan garojnë 11 kandidatë, ku gjithashtu pritet që gara presidenciale të zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet Sooronbay Ceenbekov dhe liderit themelues të partisë republikane në kuvend Ömürbek Babanov.
Ndërsa presidenti Almazbek Atambayev detyra e të cilit do të përfundojë me 1 dhjetor 2017, nuk merr pjesë në garën zgjedhore për shkak se nuk e lejon kushtetuta.