Sinan Doğan
10 Maj 2021•Përditësim: 10 Maj 2021
Në Kolumbi mijëra njerëz, të cilët organizuan demonstrata masive kundër qeverisë për 11 ditë me radhë, u mblodhën përsëri në qytete të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin Bogota, që është edhe qendra e protestave, mijëra njerëz kryesisht studentë dhe grupe lokale u mblodhën në Parkun Kombëtar ku marshuan me kilometra të shoqëruar me muzikë dhe këngë.
Në Medellin, qyteti i dytë më i madh i vendit, mijëra protestues reaguan ndaj qeverisë dhe policisë për shkak të ndërhyrjeve të policisë kundër demonstruesve.
Forcat e sigurisë morën masa duke shoqëruar demonstruesit gjatë rrugës dhe marshimet paqësore përfunduan duke thirrur parulla kundër qeverisë.
Në deklaratën e fundit të bërë nga Zyra e Avokatit të Popullit të Kolumbisë thuhet se numri i viktimave në demonstratat e reformës anti-tatimore që filluan me një grevë të përgjithshme më 28 prill u regjistrua si 27 dhe numri i personave të zhdukur 548.
Nga ana tjetër, sipas një deklarate të bërë nga OJQ e pavarur nga Zyra e Ombudsmanit thuhet se 47 persona vdiqën dhe 963 njerëz u arrestuan që nga fillimi i demonstratave.
Pavarësisht nga njoftimi i Presidentit Ivan Duque më 2 maj se do të pezullojnë projekt-ligjin e reformës tatimore pas rritjes së viktimave për shkak të demonstratave, protestat në rrugë herë pas here ende vazhdojnë.
Dhjetëra banka, biznese dhe hapësira publike u plaçkitën në protestat e mijëra njerëzve që u mblodhën në sheshet në më shumë se 50 qytete gjatë demonstratave që prekën vendin.