Ayşe Doğru
07 Gusht 2020•Përditësim: 07 Gusht 2020
Në Korenë e Jugut 17 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë humbur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë që janë efektivë në vend që nga 1 gushti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Yonhap, në një deklaratë nga Ministria Brendshme dhe e Sigurisë theksohet se në përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë që vazhdojnë prej një jave, kanë dëmtuar seriozisht të paktën 6.162 ndërtesa në mbarë vendin kryesisht në kryeqytetin Seul.
Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat kanë humbur jetën 17 persona dhe 10 të tjerë kanë humbur, ndërkohë që të paktën 2.500 njerëz kanë mbetur pa shtëpi.
Pritet që shirat të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në të gjithë vendin.