Ekip
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
SEUL (AA) – Agjencia e shtetërore e lajmeve në Korenë së Veriut, raporton se çdo gjë është gati për mbajtjen e Kongresit të Partisë së Punës. Kongresi do të fillojë më 6 maj, dhe përveç kësaj nuk janë dhënë detaje të tjera, raporton Agency Andolu (AA).
Ky do të jetë kongres i parë i partisë që nga viti 1980, dhe vetëm i shtati në historinë e Partisë së Punës. Supozohet se në këtë Kongres, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili në vitin 2011 pasoi babanë e tij Kim Jong-il, dëshiron të forcojë rolin e tij udhëheqës, dhe për zbatimin e agjendës ekonomike për të arritur mbështetje për vazhdimin e testimit të programit bërthamor.