Ekip
12 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
SEUL (AA) - Koreja e Jugut ka njoftuar të martën se është duke i ndjekur nga afër lëvizjet e Koresë së Veriut përpara testit të mundshëm bërthamor, të pestin me radhë të këtij shteti të izoluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas paralajmërimeve, Koreja e Veriut tashmë është duke u përgatitur për vazhdimin e testit të katërt të realizuar në janar, duke u bazuar në imazhet e kapura satelitore të publikuara nga sajti amerikan 'North 38'.
Vëzhgimet tregojnë se në zonën e testit bërthamor të Koresë së Veriut Punggye-ri, vërehen lëvizje dhe aktivitete të shtuara nga 7 korriku, me fokus të veçantë në zonën e njëjtën zonë nga ku u ralizuan dy teste të fundit.
Në analizën e sajtit theksohet se "është e qartë se Koreja e Veriut është duke u siguruar nëse objekti është në gjendje gatishmërie, e përgatitur për realizimin e testeve bërthamore në të ardhmen, ku pritet të vijë urdhri nga Pheniani".