Eshat Fırat
29 Gusht 2017•Përditësim: 30 Gusht 2017
RAMALLAH (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në qytetin Ramallah të Bregut të okupuar Perëndimor, u takua me kryeministrin e Palestinës Rami el-Hamdallah, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit Guterres tha se vendbanimet hebreje të ndërtuara nga Izraeli në Bregun Perëndimor po e ndalojnë zgjidhjen me dy shtete.
Duke vënë në dukje se rruga e paqes kalon nga zgjidhja me dy shtete, Guterres thotë se “Në emër të OKB-së dhe në emrin tim, do të punojmë me gjithë fuqinë që të formojmë kushtet e përshtatshme për përfundimin e pushtimit dhe jetësimin e propozimit të zgjidhjes me dy shtete. Themelimi i shtetit të Palestinës pranë shtetit të Izraelit, është garantues i vetëm i mundësisë së jetesës së përbashkët në paqe dhe siguri dhe garantues i vetëm i paqes”.
Ai i bëri thirrje palës izraelite dhe palestineze që të qëndrojnë larg provokimeve. “Ajo çka është me rëndësi është që të largohen pengesat përpara arritjes së zgjidhjes me dy shtete. Vendbanimet hebreje janë ilegale dhe kanë ndalesën e zgjidhjes me dy shtete. Kjo duhet të hiqet”, tha Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm I OKB-së po ashtu duke folur për krizën njerëzore e cila po përkeqësohet çdo ditë e më shumë në Rripin e Gazës, tha se OKB-ja mbështet rindërtimin e rajonit dhe përpjekjet e presidentit të Palestinës Mahmud Abbas për kompromisin midis palëve.
“Standard të dyfishtë” përballë të drejtës ndërkombëtare
Kryeministri i Palestinës Hamdallah kërkoi nga OKB-ja që përballë shkeljeve të Izraelit të mbrohet populli palestinez dhe sakramenti islam.
Duke theksuar se përjashtimi i Izraelit nga dënimet ndërkombëtare është “standard i dyfishtë”, Hamdallah tha se “Sot zotëri Guterresit ia tregova gjendjen njerëzore, ekonomike dhe politike në Bregun Perëndimor, Jerusalemin dhe Gazan të cilat ndodhen nën pushtim. Tregova se mospërputhja e Izraelit me ligjet ndërkombëtare po e vështirëson fuqinë e popullit tonë dhe e dëmton besueshmërinë ndaj OKB-së. Kjo gjendje shkakton rritjen e persekutimit ndaj popullit palestinez nga Izraeli si dhe vazhdimin e përleshjeve në rajon”.
Ai tha se ka besim të plotë për themelimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Hamdallah tha se Izraeli nuk e respekton Marrëveshjen e Oslos të arritur në vitin 1993 me Organizatën për Shpëtimin e Palestinës dhe se pengon përmirësimin e kushteve jetësore të palestinezëve të cilët ndodhen në rajonin “C” të Bregut të okupuar Perëndimor.
Në kuadër të vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Sekretari Guterres pritet që sot pas takimeve të tij me zyrtarët palestinezë në Bregun Perëndimor të qëndrojë në Gaza.