Umur Koçak Semiz
23 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
LAGOS (AA) – Gjatë muajit të fundit nga uria dhe etja në kampin në Bama në veri të Nigerisë kanë vdekur mbi 200 persona, konfirmohet nga organizata “Mjekët pa Kufij”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u larguar nga sulmet e organizatës terroriste Boko Haram, personat janë vendosur në qytetin Bama. Sipas të dhënave të “Mjekëve pa Kufij” në kamp gjenden rreth 24.000 persona.
“Mjekët pa Kufij” me ndihmë të kontingjentit ushtarak vizituan kampin dhe porositën se “në kamp mbizotëron krizë e madhe humanitare."