Ekip
18 Maj 2017•Përditësim: 18 Maj 2017
KABUL (AA) – Forcat afgane të sigurisë nisën një operacion të gjerë kundër terrorizmi pas sulmit të djeshëm të terroristëve të DEASH-it që kryen mbi televizionin shtetëror, kurse në 24 orët e fundit të operacionit janë vrarë të paktën 102 militantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Sher Agha, tha se të paktën 18 terroristë të DEASH-it janë vrarë në operacionin në qarkun Chapanhar, të provincës Nangarhar, në të cilin terroristët dje kryen sulmin ndaj ndërtesës së televizionit.
Paralelisht me këtë, Ministria afgane e Mbrojtjes sot njoftoi se në operacionet në 18 nga gjithsej 34 provincat në vend janë vrarë të paktën 87 militant të armatosur dhe janë plagosur 27 të tjerë.
Terroristët e DEASH-it dje kanë kryer sulm të armatosur dhe me bomba në ndërtesën e Radiotelevizionit të Afganistanit (RTA) në qytetin Xhalalabad, ku janë vrarë të paktën dhjetë persona, përfshirë dhe dy sulmues. Ndërtesa e Televizionit ndodhet në qendër të qytetit në afërsi të administratës rajonale dhe të qytetit.
Organizata terroriste DEASH ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ky ishte sulmi i pestë në gjashtë muajt e fundit në Afganistan, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë DEASH-i.