Sibel Uğurlu
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
MAZAR-I SHARIF (AA) – Të paktën gjashtë persona janë vrarë përfshirë kreun e shërbimit lokal të inteligjencës afgane, gjatë një sulmi të kryer nga talebanët në provincën veriore Sar-Pol të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Zabiullah Amani deklaroi për Anadolu Agency se militantët kishin pasur në shënjestër veturën e kreut të inteligjencës për qarkun Sancharak, Syed Sharafuddin.
Amani tha se gjatë sulmit janë vrarë edhe tre pjesëtarë të sigurisë, zv. shefi i inteligjencës dhe një mësues.
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.