Rahmi Gündüz
26 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
PARIS (AA) - Marine Le Pen, liderja e djathtë ekstreme e Frontit Nacional në Francë e cila do të garojë në zgjedhjet presidenciale, ka rekomanduar që në jetën e përditshme Franca të kalojë në përdorimin e valutës kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për radiokanalin Euro-1, Le Pen ka thënë se "Francezët duhet ta përdorin valutën e tyre kombëtare në jetën e përditshme. Francezët duhet të kenë valutën e tyre në kuletat e tyre".
Ajo tha se në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe mes kompanive të mëdha mund të përdoret valutë e përbashkët.
"Njëlloj sikurse në të kaluarën, midis kompanive mund të përdoret valuta e përbashkët si Ecu. Kjo valutë nuk duhet medoemos t'u interesojë francezëve. Këtë mund ta përdorin shtetet dhe kompanitë e mëdha", ka thënë liderja e së djathtës ekstreme.
Duke u shprehur se kalimi në Euro si valutë e përbashkët ka rezultuar i pasuksesshëm, Le Pen ka potencuar se "Afër 140 ekonomistë, në mesin e të cilëve edhe fituesi katër herë i çmimit Nobel për ekonomi, janë të mendimit se valuta Euro paraqet pengesë për konkurrencën ekonomike dhe si rezultat i kësaj rritet papunësia".
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në dy raunde, në muajin prill dhe maj.
Sondazhet e fundit tregojnë se Le Pen do të kalojë me lehtësi në raundin e dytë.