Mustafa Melih Ahıshalı
19 Prill 2020•Përditësim: 20 Prill 2020
Me 87 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.118 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 87 vdekje dhe 1.343 raste të reja me COVID-19.
Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 5.118 ndërsa numri i rasteve në 82.211, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.456 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje kritike.
Zëdhënësi Jahanpour theksoi se deri më sot në vend pas trajtimit janë shëruar dhe janë larguar nga spitali 57.023 persona.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.