Mahmoud Barakat
04 Mars 2017•Përditësim: 04 Mars 2017
TRIPOLI (AA) – Të paktën 11 persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet milicive rivale, të premten, në afërsi të terminalit të naftës në Libinë lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë të forcave të Brigadës mbrojtëse të Bengazit (BDB) janë sulmuar trupat lojale të qeverisë në lindje të Libisë. Sipas fjalëve të Khalif Hafta, komandantit të Ushtrisë Popullore të Libisë (LNA) u është kundërpërgjigjur sulmeve ajrore të BDB.
Kanal televiziv lokal citon Yassir al-Jibalia, komandantin e BDB i cili tha se forcat e tij kishin marrë kontrollin e terminaleve të naftës në zonë.
"Forcat Haftas kryen sulme ajrore për të parandaluar forcat tona për të avancuar, por sipas raporteve nga terreni deri më tani nuk ka viktima në radhët tona", ka thënë Al-Jibalia.