Zeynep Tüfekçi
25 maj 2019•Përditësim: 26 maj 2019
Janë liruar dy gazetarët që monitoronin ngjarjet në Tripoli, të kapur nga forcat besnike të komandantit ushtarak Khalifa Haftar në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo është konfirmuar nga stacioni televiziv libian Al-Ahrar, gazetarët e të cilit u liruan. Ata gjithashtu rikujtuan se gazetarët Mohammed el-Karac dhe Muhammed es-Seybani u kapën tre javë më parë.
Ata kërkojnë kapjen dhe përgjegjësinë e rrëmbyesve, gjithashtu kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në zonë.
Televizioni Ahrah më 3 maj njoftoi se për një kohë të gjatë nuk kanë kurrfarë informacione për gazetarët e tyre që raportonin nga pjesa jugore e Tripolit. Ata shprehën shqetësim për një situatë të tillë.
Më vonë ata njoftuan se kishin informacione se ato po mbaheshin nga forcat e Haftarit.