Gamze Türkoğlu Oğuz
16 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
KARAKAS (AA) – Partia Socialiste e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka fituar në 17 prej gjithsej 23 shteteve federale të Venezuelës, duke i dhënë në këtë mënyrë goditje të rëndë opozitës e cila zgjedhjet e djeshme rajonale i paralajmëroi si njëlloj referendumi kundër diktaturës, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Zgjedhor i Venezuelës njoftoi se kandidatët për guvernatorë nga radhët e Partisë Socialiste në pushtet fituan në 17 shtete federale, ndërsa partia opozitare Tryeza e Rrumbullakët e Unitetit Demokratik (MUD) fitoi zgjedhjet në pesë shtete.
Presidentja e komisionit, Tibisay Lucena, njoftoi se jehona e daljes në zgjedhje ka qenë 61 për qind.