Zeynep Tüfekçi
24 Tetor 2016•Përditësim: 24 Tetor 2016
NINOVA (AA) - Deputet i rajonit Ninova, Intisar el-Xhuburi, ka pohuar se organizata terroriste DEASH, ka vrarë 200 civilë të cilët nuk kanë pranuar të luftojnë për ta në Mosul të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, Xhuburi ka thënë se sipas informacioneve që ai ka marrë nga Mosuli, 200 civilë që kanë kundërshtuar të luftojnë për DEASH-in, janë vrarë në ditët e fundit.
Xhuburi është shprehur se vrasjet janë kryer në vende të ndryshme të qytetit dhe më pas ka shtuar se trupat e personave të vrarë nuk janë dorëzuar familjeve të tyre.
Kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi, më 17 tetor kishte deklaruar se ka nisur operacioni për shpëtimin e Mosulit nga jugu, lindja dhe veriu i qytetit.