Fatih Erel
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
GJENEVË (AA) – Hyrjet në Evropë përmes Detit Mesdhe këtë vit kanë kapur shifrën e 20.000 personave, ndërkohë që numri i të vdekurve në rrugëtimin detar të refugjatëve është në 500, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman në një konferencë për mediat në Gjenevë, deklaroi se "deri më 19 mars të vitit 2017-të, gjithsej 20.484 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë përmes rrugës detare, nga të cilët mbi 80 për qind përfundojnë në Itali ,dhe pjesa tjetër në Spanjë dhe Greqi”.