Ekip
09 Janar 2020•Përditësim: 10 Janar 2020
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka njoftuar se qeveria është duke nisur një program për të garantuar qasjen në internet për të gjithë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi është pjesë e përpjekjeve të presidentit Obrador për të siguruar që njerëzit në rajonet rurale të kenë qasje në shërbimet themelore, i cili në një konferencë për media theksoi se aktualisht 75 për qind e vendit nuk kanë qasje në internet.
“Ne do të garantojmë që internet të ketë në të gjithë territorin. Pse, sepse interneti është fundamental”, tha Obrador në një konferencë për media.
Qeveria po investon 540 mijë dollarë për të zgjeruar qasjen në internet. Në kuadër të projektit, po ashtu parashikohet të sillet shërbim telefonik në rajone.
Në fushatën e tij, Obrador premtoi se do t’u sigurojë të gjithë qytetarëve qasje në internet. Ky propozim është hapi më i madh drejt arritjes së këtij qëllimi.
Në kuadër të projektit të tij të zhvillimit, presidenti po ashtu njoftoi se brenda dy viteve të ardhshme qeveria do të hapë 2.700 degë bankash në rajone rurale, ku bankat shpesh janë të pakta.
Projekti bankar përfshin një tjetër investim prej 530 mijë dollarësh.