Faruk Zorlu
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Meksika sot raportoi 667 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 19.747, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë 24 orëve të fundit 5.662 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus, duke rritur numrin në 165.455, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 123.095, shtoi ministria.
Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt ndërsa vdekjen e parë më 19 mars.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, pandemia e shkaktuar nga koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht SHBA, Brazili dhe Rusia janë vendet më të goditura.
Pandemia ka marë mbi 453 jetë njerëzish në të gjithë botën, me rreth 8.5 milionë të infektuar, ndërsa më shumë se 4.15 milionë njerëz janë shëruar nga COVID-19, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" në SHBA.