Ekip
27 Gusht 2018•Përditësim: 28 Gusht 2018
YANGON (AA) - Një gjykatë e Mianmarit ka shtyrë verdiktin për dy gazetarët e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters të cilët dokumentuan një masakër të muslimanëve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy gazetarët, 32-vjeçari Wa Lone dhe 28-vjeçari Kyaw Soe Oo, janë arrestuar që nga muaji dhjetor, pasi pohuan se kishin mbledhur dokumente sekrete nga policia përderisa hetonin dhunën kundër muslimanëve Rohingya.
Gjykatësi i qarkut Yangon, Khin Maung Maung, ka deklaruar se shtyrja e verdiktit është për shkak se gjyqtari Ye Lwin ishte i sëmurë.
“Verdikti do të shpallet më 3 shtator”, tha ai.