Ekip
05 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
MADRID (AA) – Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës njoftoi se policia franceze ka arrestuar udhëheqësin e grupit militant bask ETA, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet spanjolle theksojnë se Mikel Irastorza “momentalisht është njeriu i parë” i ETA-s. Bëhet e ditur se të shtunën në mëngjes është arrestuar në qytetin francez Ascain në afërsi të kufirit me Spanjën.
ETA në vitin 2011 bëri të ditur se heq dorë nga përdorimi i dhunës në luftën e saj për fitimin e pavarësisë së Baskisë, rajon në Spanjën veriore dhe Francën jugperëndimore.
Grupi militant, i cili fajësohet për më shumë se 800 raste të vdekjes që nga vrasja e parë në vitin 1968, nuk është shpërbërë.
Policia franceze paralajmëroi se do të vazhdojë hetimin për ETA-n dhe nuk përjashtoi se mund të ketë ende arrestime.