Qays Abu Samra,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
21 Maj 2018•Përditësim: 21 Maj 2018
RAMALLAH (AA) - Ministria e Jashtme e Palestinës e ka karakterizuar vdekjen e djeshme të të burgosurit palestinez Aziz Oweisat si vrasje të kryer nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Oweisat ndërroi jetë dje në moshën 53 vjeçare. Ai pësoi një sulm në zemër në spitalin e burgut izraelit Remle dhe vdiq në spitalin tjetër ku u transferua.
Në një deklaratë të ministrisë palestineze, rasti është karakterizuar si vrasje.
Institucionet palestineze kanë njoftuar se do të bëjnë gjithçka për t'i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e Oweisat-it.
Në vitin 2014, forcat izraelite arrestuan Oweisat-in dhe më vonë e dënuan me 30 vjet burg.
Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë, përfshirë të paktën 1.500 persona me probleme të rënda shëndetësore.