Nilay Kar
16 Nëntor 2018•Përditësim: 16 Nëntor 2018
BOGOTA (AA) – Së paku tre persona u plagosën në të gjithë Kolumbinë pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kërkojnë nga qeveria rritjen e shpenzimeve për arsimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Tubimet e të enjtes në të gjithë vendin rreth shkurtimeve të buxhetit për arsim të lartë ishin kapitulli i fundit i tubimeve që po zhvillohen për tre muaj.
Rreth 14.000 persona të udhëhequr nga studentë dhe akademikë dolën në rrugë në kryeqytetin Bogota, duke kulmuar me dhunë në të cilën hodhën gurë ndaj policisë.
Një protestues u plagos lehtë në fytyrë në qytet dhe policia më vonë arrestoi 35 të tjerë.
Dy demonstrues të tjerë u plagosën në përleshjet në qytetin e Kalit në pjesën perëndimore të vendit.
Javën e kaluar, demonstratat në mbarë vendin u kthyen në dhunë veçanërisht në kryeqytetin Bogota.
Pas protestave, qeveria njoftoi se shpenzimet e arsimit do të rriten gradualisht.
Pavarësisht njoftimit të qeverisë, disa grupe studentësh theksuan se do të vazhdojnë protestat.