Lokman İlhan
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
BOGOTA (AA) – Delegacioni të cilin e përbëjnë përfaqësuese të ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, Qendra për Hetime të Fatkeqësive Ajrore (CENIPA) si dhe policitë federale, kanë mbërritur në Medellin, qytet ky në të cilin të martën u rrëzua një avion, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni në fjalë, ka mbërritur me një avion të forcave ajrore të Brazilit, ndërsa ka për detyrë të mbikëqyrë hetimet si dhe të ofrojë ndihmë.
Ministri kolumbian i Transportit, Jorge Eduardo Rojas, deklaroi në vendin e ngjarjes se hetimet për fatkeqësinë në të cilën vdiqën 77 persona do të zgjatin 2-3 ditë, duke bërë thirrje për përfshirje edhe të ekspertëve nga Brazili dhe Bolivia.
Spitali “San Vicente” nga Medellin njoftoi se portierit 24 vjeçar të ekipit futbollistik Chapecoense, Jackson Ragnar Follmannu, i cili u shpëtua i gjallë i është amputuar këmba.
Aeroplani i cili u nis nga Santa Cruz de da Sierre, në Bolivi u rrëzua në Kolumbi, ku si pasojë humbën jetën 68 udhëtarë dhe nëntë pjesëtarë të ekuipazhit.
Në avion gjendeshin lojtarët e klubit futbollistik nga Brazili, Chapecoense.