Vesna Besic
02 Mars 2020•Përditësim: 02 Mars 2020
Nga Klinika për sëmundje infektive në Zagreb, është konfirmuar edhe një person i sëmurë me koronavirusin e ri, që do të thotë se deri tani në Republikën e Kroacisë janë konfirmuar tetë të sëmurë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stafi i Mbrojtjes Civile deklaroi se bëhet fjalë për një kontakt të ngushtë të një personi nga Rijeka.
Të dielën, u konfirmua se deri më tani në Kroaci janë testuar 177 persona, tre mostra janë në proces dhe tre janë në izolim.
Për rreth 1.640 persona në Kroaci është dhënë masë për të kryer mbikëqyrje nga Inspektorati Sanitar.