Eshat Fırat
06 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) - Izraeli ka ndarë buxhet prej 57 milionë dollarësh për rrugët që janë planifikuar të ndërtohen për lidhjen e vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas kanalit televiziv izraelit, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë në një mbledhje të partisë së tij se ka ndarë buxhet prej 57 milionë dollarësh për lidhjen e vendbanimeve kolone hebreje.
Netanyahu ka theksuar se në lidhje me këtë çështje ka biseduar edhe me ministrin izraelit të Financave, Moshe Kahlon.
"Sipas marrëveshjes me ministrin e Financave, ne ramë dakord të ndajmë 200 milionë shekelë (57 milionë dollarë) për unazat në Jahuda dhe Samarra (Bregun Perëndimor Talmudik)", ka thënë Netanyahu.
Më herët, Netanyahu kishte thënë se ka ndarë 800 milionë shekelë për rrugët e vendbanimeve kolone hebreje në Bregun Perëndimor.
Me ndërtimin e këtyre rrugëve, të cilat janë planifikuar të ndërtohen duke okupuar territore palestineze, synohet rritja e numrit të kolonëve hebrenj.
Që nga vitit 1967, thuhet se Izraeli ka ndërtuar 131 vendbanime ilegale në Bregun Perëndimor të okupuar, dhjetë në Jerusalemin Lindor dhe 116 në rajonet në lartësirat e Bregut Perëndimor.
Siç theksohet, afër gjysmë milion kolonë jetojnë në vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor, ndërsa 220 mijë në Jerusalemin Lindor. Po ashtu, thuhet se Izraeli synon që në periudhë të shkurtër të rrisë në një milion numrin e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në këto vende konsiderohen ilegale.