Gökhan Kavak
30 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
ABUJA (AA) – Të paktën 14 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në dy sulme të ndara vetëvrasëse në kampin e refugjatëve në provincën Borno të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët nigerian kanë thënë se ka mundësi që pas sulmeve vetëvrasëse të qëndrojë organizata militante terroriste Boko Haram.
Pjesëtarët e organizatës terroriste Boko Haram sulmuan një autokolonë, e cila në rajonin Borno kryente eksplorimin e naftës dhe me këtë rast rrëmbyen disa persona.
Edhe pse në vitet e fundit janë kryer operacione të ashpra kundër Boko Haram në Nigeri, terroristët e kësaj organizate vazhdojnë të paraqesin një nga problemet më të mëdha të sigurisë në vend.