Adam Abu-bashal
09 Tetor 2020•Përditësim: 12 Tetor 2020
Parlamenti i Nigerisë, një vend i pasur me naftë, miratoi vendimin që në vitin 2021 të merret një borxh prej 11 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas përfundimit të bisedimeve për planin e shpenzimeve afatmesme që përfshin 3 vitet e ardhshme të qeverisë, parlamenti kombëtar miratoi vendimin për të marrë borxh edhe nga tregjet e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm për mbështetjen e shpenzimeve në vitin 2021.
Plani i shpenzimeve parashikon një deficit buxhetor prej 13.3 miliardë dollarë dhe një shpenzim prej 33.8 miliardë dollarë.
Nigeria e cila është prodhuesja më e madhe e naftës bruto në Afrikë, planifikon që në vitin 2021 të nxjerrë 1.86 milionë fuçi naftë bruto në ditë me një çmim mesatar prej 40 dollarë për fuçi.