Fuat Kabakcı
19 shkurt 2021•Përditësim: 19 shkurt 2021
Shteti i Amerikës Qendrore, Nikaragua ka themeluar ministri për hulumtime hapësinore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për këtë ministri, në kuvend kanë votuar "pro" 76 deputetë ndërsa "kundër" 15. Ministria do të jetë nën kontrollin e ushtrisë, ku ende nuk ka program hapësinor.
Ministria e re do të quhet, "Ministria Kombëtare për Çështje të Hapësirës Jashtëtokësore, Hënës dhe trupave të tjerë qiellorë".
Ministria synon të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve hapësinore në mënyrë që të rrisë kapacitetin e vendit në fushat e arsimit, industrisë, shkencës dhe teknologjisë.