Recep Şakar
04 Tetor 2018•Përditësim: 05 Tetor 2018
MELBOURNE (AA) – Një avion i kompanisë "United Airlines", i fluturonte nga Los Angelesi, u detyrua të aterojë në Sydney të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga agjencia ajrore australiane u bë e ditur se avioni u detyrua të aterojë pas fluturimit në kohëzgjatje prej 15 orë e pesë minuta për shkak të paralajmërimit të pilotit se ka rënë sasia e karburantit në të.
Pas paralajmërimit, rrugët afër aeroportit u mbyllën për trafik ndërsa në vendngjarje arriti policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.
Avioni me 239 pasagjerë ateroi në mënyrë të sigurtë. Nga agjencia ajore australiane theksuan se gjatë aterimit nuk është rrezikuar asnjë pasagjer.