Doga Kirmizioglu
18 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
ANKARA (AA) - Pretendohet se ekipi futbollistik Aston Villa, e cila këtë sezon edhe zyrtarisht ra nga Premier Liga Angleze, do ti shitet një biznesmenit kinez për 60 milionë paund, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mediat britanike thuhet se Aston Villa-n do ta blejë një biznesmen kinez. Ekipi këtë sezon siguroi vetëm 17 pikë në Premier Ligë.
Gjithashtu u pohua se biznesmeni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Randy Lerner, i cili Aston Villa-n e bleu për 60 milionë paund para 10 viteve, do t'ia shesë biznesmenit kinez për të njëjtin çmim. Klubi ishte vendosur për shitje në vitin 2014.
Theksohet se biznesmeni kinez i ka shqyrtuar të dhënat financiare të klubit dhe se pritet që transaksionet e shitjes të përfundojnë deri në fund të javës.
Vendimi për trajner të ri të Aston Villa-s, Nigel Pearson ose Roberto di Matteo, do të jepet pas transaksioneve të shitjes.