Hasan Esen
24 Prill 2019•Përditësim: 26 Prill 2019
Në përballjen mes Watford dhe Southampton është shënuar goli më i shpejtë në historinë e Premier ligës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shane Long solli në avantazh Southampton pas vetëm 7 sekonda.
Lojtarët e Watford të parët filluan nga qendra, por Long me një reagim të shpejtë arriti të bllokon tentimin e lojtarit kundërshtarë dhe me një parabolë të mahnitshme arriti të mashtron portierin.
Nga fillimi i ndeshjes, e deri në shenimin e golit kaluan saktësisht 7 sekonda e 69 të qindëtat.
Rekordi i deritashëm i golit më të shpejtë në historinë e kampionatit anglez ishte goli i Ledley King 9.82 sekonda.
Watford dhe Southampton u takuan në ndeshjen e xhiros të 31-të të Premier ligës.