Dejan Maksimoviç
06 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
STOKHOLM (AA) – Një shpërthim i fuqishëm tronditi qendrën e Stokholmit, ndërsa shkaqet për këtë ende nuk dihen, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në pjesën Sodermalm të kryeqytetit suedez. Policia menjëherë mbërriti në vendngjarje dhe mbylli rrugët përreth.
"Është e paqartë se çfarë ka ndodhur. Hetimi ende po vazhdon", deklaroi shkurt për mediat suedeze Albin Naverberg, zëdhënësi i policisë së Stokholmit.