Dejan Maksimoviç
06 nëntor 2015•Përditësim: 07 nëntor 2015
DUBLIN (AA) - Rreth 900 tifozë irlandezë janë të shqetësuar për ardhjen e tyre në Bosnjë e Hercegovinë në ndeshjen e parë të play-off-it për Euro 2016, e cila do të luhet më 13 nëntor në Zenicë. Arsyeja është greva e punonjësve të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të kësaj, tifozët e Republikës së Irlandës ndoshta do të duhet patjetër të kërkojnë opsione të tjera për të udhëtuar në Bosnjë e Hercegovinë. Linja më e madhe ajrore e Gjermanisë ka anuluar 290 fluturime, pasi punëtorët e kabinës hynë në grevë në aeroportet në Frankfurt dhe Dusseldorf. Lufthansa tha se kishte anuluar 37 fluturime shtesë, të cilat prekën rreth 37 mijë e 500 pasagjerë.
Sipas mediave irlandeze, kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë planifikuar të mbështesin lojtarët e Irlandës në Zenicë. Aeroporti më i afërt është në Sarajevë, për të cilin nuk ka fluturime të drejtpërdrejta nga Dublini. Ekziston një numër i madh i fluturimeve në aeroportet në Vjenë dhe Frankfurt.
Filiali i Lufthansa-s si Austria Airlines, Germanwings, Eurowings, Swiss International Air Lines ... nuk janë të prekur nga greva.