Dildar Baykan
06 Tetor 2017•Përditësim: 06 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Një tërmet prej gjashtë ballë është regjistruar në det në juglindje të brigjeve të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti është regjistruar në det, 255 kilometra në juglindje të qytetin japonez Ishinomaki.
Po ashtu theksohet se epiqendra është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrave.
Nga USGS theksojnë se për shkak të tërmetit ekziston rrezik nga cunami.